21 Prill 2025

Dogana parandalon kontrabandën e alkoolit

Prishtinë, 19 shkurt - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar sasi të konsiderueshme të alkoolit në tentim kontrabandimi.

Sipas njoftimit të doganës njësitë mobile të Doganës së Kosovës gjatë patrullimit në rajonin e Mitrovicës, kanë vërejtur një veturë të tipit Opel Kadet si të dyshimtë, përgjatë magjistrales Mitrovicë – Prishtinë.

\"Oficerët Doganorë kanë urdhëruar vozitësin që të ndaloj, mirëpo personi në fjalë nuk i është përgjigj urdhërave të Oficerit, por tentoi të ikte\", thuhet në njoftim.

Më pas Oficerët janë detyruar ta ndjekin veturën, dhe pas pak arritën ta ndalojnë. Menjëherë pas ndaljes, veturës i është nënshtruar kontroll detal, me c’rast është zbuluar sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike pa banderola.

Sasia e mallit të zbuluar është: -Gorki List, 1 lit. 66 litra; Zhdrepceva krv – verë, 0.187 lit. – 56 litra; Stomaklia, 1 lit. – 42 litra; Atlantik vodka 1 lit. – 6 litra; Vinjak rubin 1 lit. – 60 litra dhe Medvedev krv – verë, 1 lit. – 30 litra

E tërë sasia e alkoolitte  zbuluar eshte konfiskuar, si dhe rasti komplet I dorezohet komisionit per kundervajtje Doganore per procedure te metutjeshme.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)