21 Dhjetor 2024

Dogana parandalon kontrabandën e alkoholit etilik

Prishtinë, 30 qershor - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në bashkëpunim dhe përkrahje të Policisës së Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin e 2400 litrave të alkoholit etilik.  

"Pas identifikimit të një automjeti transportues të dyshuar i cili rrugëtonte nga Mitrovica e Veriut, njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovë kanë organizuar ndalimin dhe kontroillin e këtij automjeti", ka theksuar dogana.

Pas ndalimit dhe kontrolliit të automjetit është hasur në mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia, respektivisht alkool etilik 96% në sasi prej 2400 litra.

Vlera e mallit vlerësohet të jetë 4300 Euro, kurse taksat doganore janë në vlerë prej 14,300.00 Euro.

Mallrat dhe automjeti janë konfiskuar derisa prokuroria ka nisur procedurat hetimore.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)