Dogana parandalon kontraband në Mitrovicë
Prishtinë 27 gusht - Njësitë antikontrabande te Doganës se Kosovës kane parandaluar nje rast tentim kontrabandimi në Mitrovicë.
Në aksionin e vazhdueshëm kundër tregtisë ilegale ne rajonin e Mitrovicës, mbrëmë rreth orës 19:30 ne urën kryesore te veriut, gjate patrullimit Oficeret Doganore ndaluan një veture me targa vendore për kontroll rutinore.
Gjate kontrollit oficeret doganore zbuluan te kishte mall te fshehur ne veture. Pas kontrollit detal te veturës është gjetur mall i ndryshëm sanitar i fshehur ne vende te ndryshme te veturës.
Automjeti është përcjell ne terminalin doganore te Mitrovicës për detaje. Pala ne fjale deklaron se malli është blere ne Rep. e Serbisë dhe nuk posedon fature. Meqenëse pala tenton ta fus ne mënyre ilegale mallin ne Kosove, nuk posedonte asnjë dokument përkatës.
Sasia e mallit:
1. Material për sanitari 850 copë
Malli i zbuluar ndalet dhe iniciohet procedurës për kundërvajtje sipas Kodit Doganor dhe te Akcizave.