09 Janar 2025

Dogana parandalon futjen e substancave narkotike

Prishtinë, më 9 mars - Dogana e Republikës së Kosovës ka njoftuar se oficerët doganor dje arritën të parandalojnë futjen e substancave narkotike.

Pas ndalimit të një automjeti me targa të Kosovës dhe ndaljes për kontroll rutinor oficerët e doganës së bashku me policinë kufitare performuan kontrollin e detalizuar të automjetit. Në veturë gjendeshin dy shtetas të Kosovës.

Në kontrollë e sipër tek ulëset e pasme, nën mbulesë janë vërejtur dy qese të zeza najloni të dyshimta.

Kontrolli i mëtejmë ka gjetur edhe dy qese të tjera më të vogla në derën e bagazhit nën tapicerinë e saj, substanca narkotike ishte e llojit marihuanë në sasi prej 1.1 kg.

Policia ka arrestuar të dyshimtit dhe ka marrë përsipër hetimet lidhur me këtë rast.

Dogana ka ftuar qytetarët që të përkrahin Doganën e Kosovës përmes informatave për korrupsion dhe kontrabandë përmes 0800 50 095 (pa pagesë).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)