22 Dhjetor 2024

Dogana parandalon edhe 24 raste tentim kontrabande

Prishtinë, 5 nëntor - Njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë javës së fundit kanë regjistruar 24 raste të parandalimit të mallrave te ndryshme, të dyshuara si të kontrabanduara.

Adriatik Stavileci zëdhënës i Doganës ka thënë se nder rastet e zbuluara si mallra te kontrabanduara janë identifikuar sasi te konsiderueshme te mallrave te ndryshme si derivate të naftës, pije joalkoolike, produkte higjienike, pajisje sanitare, barna tekstil, pajisje elektronike etj.

Rastet e identifikuara shumica prej tyre sipas tij janë zbuluar ne rajonin e Mitrovicës. Nder me te kontrabanduara ne ketë veprimtari ishte ajo me derivate te naftës.

“Gjate kësaj jave sasia e konfiskuar e derivateve te naftës, ne tentim kontrabandimi është rreth 3500 litra. Po ashtu ne ketë rajon janë zbuluar edhe pije joalkoolike Coca Cola te dyshuara për kontrabandim, ne sasi rreth 400 litra”, ka theksuar Stavileci.

Edhe në pikat tjera kufitare Oficerët Doganore sipas tij kanë zbuluar disa raste ne tentim kontrabandimi te mallrave te ndryshme, vlen te përmendet ne piken kufitare Glloboçice janë zbuluar te fshehura 80 pako barna te ndryshme pa banderola.

Ai ka thënë së të gjitha mallrat e zbuluara janë konfiskuar, gjithashtu edhe rastet e regjistruara te kontrabandimit I janë dorëzuar sektorit për kundërvajtje doganore, ndërsa ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurat për kontrabandim me mallra.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)