Dogana parandalon edhe 23 raste tentim kontrabande
Prishtinë, 24 shtator - Dogana e Kosovës, përkatësisht njësitë antikontrabandë, gjatë javës së fundit identifikojne dhe parandalojnë mallra të ndryshme në tentim kontrabandimi.
Zëdhënesi i Doganës Adriatik Stavileci ka bërë të ditur së gjatë kësaj periudhe njësitë Doganore kanë regjistruar 23 raste të parandalimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara.
Në rastet e zbuluara si mallra të kontrabanduara sipas tij janë identifikuar sasi të konsideruershme të mallrave të llojit të ndryshëm si Pije jo alkoolike dhe alkoolike, derivate të naftës si dhe produkte të ndryshme ushqimore.
Stavileci ka thënë se ndër më të theksuarat në këtë veprimtari ishte ajo me derivate të naftës, ku oficerët Doganor gjatë kësaj jave kanë konfiskuar rreth 2000 litra derivate të naftës, tërë sasia është zbuluar në rajonin e Mitrovicës, gjithashtu në këtë rajon Oficerët Doganor zbuluan sasi të caktuara të pijeve të gazuara rreth 400 litra, po ashtu edhe pije alkoolike të llojeve të ndrysme si dhe Birra, në sasi rreth 250 copë, të gjitha pa banderolla.
Edhe nëpër vendkalimet e tjera kufitare Oficerët Doganor sipas tij kanë zbuluar disa raste në tentim kontrabandimi të mallrave të ndryshme si Barna pa banderola, paisje sportive etj, të gjitha këto në vlera më të ulta.
"Të gjitha rastet e regjistruara të kontrabandimit me mallra i janë dorëzuar sektorit për kundervajtje doganore ndërsa ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedurat për kontrabandim me mallra", ka theksuar Stavileci.