Dogana parandalon 22 raste tentim kontrabande
Prishtinë, 9 korrik - Prishtinë, gjatë javës së fundit njësitet e doganës, kanë parandaluar 22 raste të ndryshme të tentim kontrabandimit, nëpër vendkalime te ndryshme kufitare.
Vlera e përgjithshme e këtyre kundërvajtjeve, mallrave të përfshira në të gjitha pikat kufitare është afro 13,000 euro.
Në rajonin e Mitrovicës edhe me tej rastet e tentim kontrabandimit janë me te shpeshta.
Gjatë javës së parë të muajit Korrik, njësite mobile anti-kontrabandë kanë parandaluar disa raste në tentim kontrabande, kryesisht ishin ato me derivate të naftës, që janë konfiskuar rreth 1600 litra.
Si dhe barna pa banderola afro 500 paketime në vlera të larta. Personat në fjalë kryesisht janë banorë te Mitrovicës, te komunitetit shqiptarë dhe atij serb.
Në degën Doganore Aeroport Oficerët Doganor gjatë kontrollit të pasagjereve zbuluan rreth 10 raste ne tentim kontrabandimi, kryesisht mallra me vlera me te larta.
Mallrat e zbuluara ishin afro 180 cope telefona mobil të llojeve të ndryshme, si dhe rreth 190 copë pajisje përcjellëse për telefona mobil.
Po ashtu edhe tekstil, veshmbathje të ndryshme si dhe produkte kozmetike ku vlera e përafërt e këtyre mallrave ishte rreth 3500 euro.
Edhe nëpër pikat tjera Doganore si Vermicë Hani Elezit Merdare, u zbuluan disa raste ne tentim kontrabandimi, të mallrave të ndryshme, si ore dorë, pjese për autovetura etj, që kryesisht ishin vlera më të ulëta.
Rastet e zbuluara kishin për qëllim kontrabandimi me mallra te ndryshme, duke mos e deklaruar mallin, të gjitha mallrat e zbuluara janë konfiskuar dhe do ti nënshtrohen procedurës për kundërvajtje Doganore.