22 Dhjetor 2024

Dogana parandalon 15 raste tentim kontrabande

Prishtinë, 22 tetor - Gjatë javës së fundit Dogana e Kosoves parandalon rreth 15 raste në tentim kontrabandimi me mallra të ndryshme në gjithë teritorin e vendit.

Adriatik Stavileci zëdhënës i Doganave të Republikës së Kosovës ka thënë së për dallim prej javëve të mëhershme vërehet një rënje e madhe e rasteve të tentim kontrabandimit, e sidomos në rajonin e Mitrovicës ku kontrabandistët po e shfrytëzojnë pamundësinë e vendosjes së rendit në këto pika, zvoglimi i rasteve i atribohet kontrollave te shtuara dhe ndëshkimeve të aplikuara kundër kontrabandistëve.

Gjatë periudhës 16-22 tetor Dogana sipas Stavilecit ka regjistruar rreth 15 raste të parandalimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara. Ndër më të qarkulluarat në këtë veprimtari ishte ajo me derivate të naftës, ku gjatë kësaj periudhe u konfiskuan rreth 1200 litra derivate të naftës.

E gjithë kjo sasi sipas tij është zbuluar në rajonin e Mitrovicës, gjithashtu në këtë rajon Oficerët Doganore zbuluan sasi të vogel të cigareve pa banderola, e po ashtu edhe pije alkoolike të ndryshme rreth 60 litra.

Edhe nëpër vendkalimet e tjera kufitare Dogana zbuloi disa raste në tentim kontrabandimi kryesisht tekstil – veshmbathje, që shenojnë vlera më të ulta.

\"Rastet e regjistruara të kontrabandimit me mallra janë dorzuar sektorit për kundërvajtje doganore, ndërsa ndaj të dyshuarve janë inicuar procedura per kontrabandim me mallra. Dogana  e Kosovës është e përkushtuar që të vazhdojë me zbatimin e planit operativ kundër kontrabandës\", ka thënë Stavileci.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)