22 Dhjetor 2024

Dogana parandalon 13 tentim kontrabande

Prishtinë, 16 korrik - Gjatë javës së fundit  njësitet e doganës, kanë  parandaluar 13  raste të ndryshme të tentim kontrabandimit, nëpër vendkalime te ndryshme kufitare si dhe në brendi të territorit të republikës së Kosovës.

Në rajonin e Mitrovicës ka pasur më së shumti tentim kontrabandimi. Gjatë kësaj jave janë kapur nga njësitë anti-kontrabandë disa raste, kryesisht ishin ato me derivate të naftës ku janë konfiskuar mbi 1000 litra.

Ka pasur tentim të kontrabandimit të produkteve ushqimore të cilat transportoheshin në kushte jo të mira, në këtë rast kanë kontrabandistët kanë tentuar të fusin mallra si Coca-cola, Majonezë, vaj ushqimor, pashteta etj. 

Gjithashtu një rast është kapur një person i cili tentonte të kontrabandonte një sasi të madhe të pijeve jo-alkoolike (sasia 1500 litra). Personat në fjalë kryesisht janë banorë te rajonit Mitrovicës, të komunitetit shqiptarë dhe atij serb.

Oficerët në aeroport kanë ndaluar një tentim kontrabande me tekstil ku një shtetase kosovare e cila tentojë të kontrabandonte tekstil nga Turqia, malli është konfiskuar dhe procedura kundërvajtje ndaj saj është duke u zhvilluar.

Në rajonin e Gjakovës një shtetas nga Shqipëria ka tentuar të eksportonte ilegalisht sasi të perimeve, edhe ky rast i nënshtrohet procedurës së kundërvajtjes. Në Hani Elezit një person tentojë të kontrabandonte pajisje për instalim plinit në veturave, por kjo u parandalua nga oficerët Doganor.

Në të gjitha rastet e zbuluara tentimi ishte i qartë, shmangja e pagesës së taksave. Të gjitha  mallrat janë konfiskuar dhe po i nënshtrohen procedurës për kundërvajtje Doganore, vlera e përafërt e tyre është mbi 5000 euro.             

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)