Dogana në aksioni kundër kontrabandës
Mitrovicë, 25 maj - Zyra për informim e Doganës së Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se dje njësitet e Doganës kanë ndërmarrë një aksion për kapjen e mallrave të kontrabanduara nga veriu i Kosovës. Gjatë orëve të pasdites janë zbuluar 4 raste me mallra të kontrabanduara.
Rasti i parë ka qenë me pije jo-alkoolike dhe transportuesi është kapur në Fushë Kosovë gjatë tentim shitjes së këtyre mallrave.
Rasti i dytë është ndaluar në hyrje të Graqanicës, ku kontrabanduesi është kapur me pije-alkoolike dhe pije jo-alkoolike. Mallrat janë ndaluar si dhe gjatë kontrollës është vërtetuar që edhe vetura ka dokumentacion të falsifikuar dhe e njëjta është konfiskuar.
Rasti i tretë është i ndaluar është afër Vushtrisë me Vajra Motorike (rreth 645 Litra Vaj Motorik).
Kurse rasti i fundit është ndaluar në Mitrovice ku janë zbuluar 1500 litra naftë si dhe vetura e cila transportonte këtë sasi ishte e pa-zhdoganuar.
Vlera e mallrave është afër 10.000 euro kurse tërë mallrat janë konfiskuar, për personat e involvuar rastet janë dërguar në procedurën e mëtejme të kundërvajtjes.