28 Dhjetor 2024

Dogana ndalon tentim kontrabandim ari

Hani i Elezit, 31 tetor - Sot gjatë ditës oficerët doganor kanë arritur të kapin një sasi të konsiderueshme të arit e cila tentonte të kontrabandohet përmes pikës kufitare të Hanit të Elezit. 

Me rastin e ndaljes se një automjetit dhe pas pyetjes së oficerëve doganor nësë kanë mall për të deklaruar, drejtuesi i mjetit dhe bashkëudhëtari nuk kanë deklaruar asgjë.

Për këtë arsye drejtuesi i automjetit i cili ka qenë në rolin e taksistit dhe udhëtari  jane dërguar për kontroll trupore. Gjatë kontrollës trupore tek udhëtari janë gjetur të fshehura në trup një sasi e konsiderueshme e stolive të arit.

Kurse është kontrolluar edhe drejtuesi I automjetit si dhe automjeti detalish por nuk është gjetur asgjë.

Gjatë kontrollës ka asistuar edhe policia kufitare.Kurse sasia ne total e gjetur tek udhëtari  ka qenë mbi 1.5 kg stoli ari. Vlera e mallit sipas informative preliminare është mbi 40.000 euro.

Për shkak të  mosdeklarimit të malli, në bazë të nenit 250, pika 3 e kodit doganor dhe akcizës nr. 03/L-109 rasti dërgohet për procedurë të rregullt të kundërvajtjes doganore kurse malli është konfiskuar. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)