Dogana ndalon mallrat që shkelin pronësinë intelektuale
Prishtinë, 12 janar - Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2017 ka ndërmarr veprime, si dhe ka bashkëpunuar me agjencionin përkatëse të zbatimit të ligjit dhe komunitetin e biznesit, ku gjatë vitit 2017 bizneset kanë aplikuar për veprim doganor e tani numri i aplikacioneve ka arritur në 138.
"Pra, kemi rritje të besimit të kompanive për të parashtruar kërkesa lidhur me mbrojtën e markave tregtare dhe drejtave të autorit.", ka thënë zëdhënësi i doganës, Adriatik Stavileci.
Gjithashtu gjatë vitit 2017, dogana sipas tij ka ndërmarrë veprime për ndalesën e mallrave nën dyshimin se shkelin pronësinë intelektuale.
Ai ka theksuar se dogana gjatë vitit 2017 ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të mallrave ku vlen të theksohet se Dogana e Kosovës brenda mandatit që gëzon, duke u bazuar në informatat e siguruara ka zbuluar disa mini-fabrika duke prodhuar veshmbathje me marka të njohura ndërkombëtarësh: si “Nike”, “Adidas”, “Reebok” dhe “Puma”, “Louis Vuitton”.
Sipas statistikave të ndalesave të mallrave nën dyshimin se shkelet e drejta e pronësisë intelektuale, si vend burim i mallrave vazhdon të prijë Kina me 55%, Turqia me 19%.
Derisa sipas llojit të mallrave vlen të theksohet se, deri më tani kryesisht gjatë importimit të tekstilit që shkelin pronësinë intelektuale si vend burim kishin Turqinë.
Produktet që paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut, mbathjet sportive dhe pajisje elektronike si vend burim kishin Kinën.