23 Dhjetor 2024

Dogana kthen pas kamionët me mallra serbë

Prishtinë, 21 korrik - Pas vendimit të qeverisë për embargo të mallrave të Serbisë, në pikat kufitare me Serbinë, deri në orën 12:00, 20 kamionë nuk janë lejuar të kalojnë në territorin e Kosovës.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës, thotë se një numër i kamionëve tashmë janë kthyer mbrapa, ndërsa disa prej tyre po qëndrojnë pranë kufirit.

“Në bazë të vendimit, ne jemi të obliguar që të gjitha importet të cilat janë të përcjellura më dokumente të shtetit serb, t`i kthejmë mbrapa”, tha Stavileci.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)