Dogana konfiskon telefona mobil të kontrabanduar
Prishtinë, 3 korrik - Sot në Aaeroportin e Prishtinës rreth orës 09:30 në arritje nga Zvicra ka arritur një pasagjer dhe është selektuar për kontroll në kanalin e gjelbër. Adriatik Stavileci zëdhënës i Doganave të Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të valixhes së tij në X-Rey është vërejtur nga zyrtarët doganor se ka mall në valixhe.
\"Pasagjeri është ndaluar në kanalin e gjelberet nga dogana, por pala nuk është ndaluar dhe ka vazhduar të dalë jashtë po me ndihmen e policisë kemi arrit ta ndalim dhe me pastaj pasagjeri i është nënshtruar një kontrolle të valigjeve dhe trupore\", ka thënë ai.
Sipas Stavilecit në valigjet e tij janë gjetur 13 telefona kurse në trup janë gjetur 2 copë telefona mobil dhe disa fatura për telefona.
Sasia e teresishme është si në vijim :
Samsung GT-E 1080 i 47 cope, Samsung GT C 3010 24 cope, Samsung GTC 2120 25 cope, Sony Ericsson W 205 32 cope, Samsung C 3050 2 cope, Nokia 1661 6 cope, Nokia 1209 3 cope, Nokia 2720 1 cope.
Stavileci ka bërë të ditur se vlera e gjithëmbarëshme e mallit është mbi 3000 euro.
Me telefonat e lartë cekur ka edhe paisje percjellse për telefona :
- Bateri për telefona - 135 cop, Adaptera për rrymë 33 cop, ndëgjuse për telefona - 25 cop
\"Pala e lartë cekur është perseritës i kundërvajtjeve me llojin e njejtë të mallit, kështu që ky rast është rasti i trete i kundervatjës së njejtë\", ka thënë zëdhënësi Stavileci.
Rasti i parë sipas tij ka qenë me daten në tetor të vitit të kaluar me 222 cop telefona, rasti i dytë me 27 mars të këtij vit me 203 cop telefona dhe sot me 140 cop telefona.
\"Më këte rast pala ka kryer kundërvajtje doganore sipas nenit 250 paragrafi 3 të Kodit Doganor dhe Akcizave te Kosoves.\"