Dogana konfiskon sasi të argjendit
Hani Elezit 28 mars - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se në pikëkalimin kufitar Hani Elezit, Oficeret Doganor kanë parandaluar sasi të konsiderueshme të argjendit gjatë një tentim kontrabandimi.
Automjeti i tipit Fiat Line me targa te Turqisë sipas njoftimit është ndalur nga oficerët Doganore për kontroll ku gjatë kontrollit është gjetur një sasi e argjentit.
\"Edhe pse pala është përgjigjur që nuk ka asgjë për të deklaruar, oficerët e vendosen veturen në garazhe për kontroll detal.\"
Gjatë kontrollit të vetures, saktesisht në çantën personale të vozitësit Oficeret Doganor zbuluan një qese të vogël me argjend.
Me pas është ushtruar edhe kontroll trupor ndaj palës, ku në xhep kishte te fshehur po ashtu dy qese të mbushura me po të njejtin mall.
Sasia e mallit te zbuluar është rreth 400gr argjend: 27 copë unaza, 27 palë vathë dhe 27 copë varse për qafore.
E tërë sasia e zbuluar është konfiskuar kurse rasti I referohet sektorit per kundervajtje doganore.