Dogana konfiskon sasi argjendi në aeroport
Prishtinë, 3 tetor - Oficerët e Doganës së Kosovës sot rreth mesditës kanë parandaluar futjen ilegale të një sasi të argjendit të padeklaruar gjatë tentim kontrabandës.
Adriatik Stavileci ka bërë të ditur së në aeroportin ndërkombëtar Adem Jashari oficerët doganor kanë parandaluar kontrabandimin e argjendit.
\"Rreth orës 12:00 në arritje, me fluturimi nga Belgjika ka arritur pasagjeri i cili ka hyrë në kanalin e gjelbërt dhe është selektuar për kontrollë përmes skanerit ku pas skanimit zyrtari doganor e ka selektuar valixhen për kontroll, ka thënë Stavileci.
Pas hapjes së valixhes sipas tij është gjetur malli i padeklaruar, stoli të ndryshme nga Argjendi dhe bizhuteri.
\"Gjatë kontrollimit janë gjetur stoli të ndryshme për femra nga argjendi me peshë totale afër 1.5 kg si dhe bizhuteri për meshkuj në sasi prej 26 copëve me peshë afro 0.5 kg. \"
Vlera totale e tyre është afër 2000 euro, e tërë sasia është konfiskuar dhe rasti është dërguar te sektori për kundërvatje.
Me këtë rast pala ka bërë kundervajtje doganore sipas nenit 250 pika 1 e Kodit Doganor dhe Akcizës.