Dogana konfiskon rreth 850 kg duhan

Prishtinë, 29 prill - Oficerët Doganor parandalojnë një rast në tentim kontrabandimi me duhan.
Gjatë patrullimit në rajonin e Prizrenit, saktësisht në fshatin Shkoze, Oficerët Doganor kanë ndalur një furgon me targa të Kosoves për kontroll rutinore.
Gjatë kontrollit në furgon është gjetur sasi e konsiderueshme e duhanit refuz, e që pronari në fjal nuk posedonte asnje dokumentacion mbi posedimin e këtij malli.
Sasia në total e duhanit të zbuluar është rreth 850kg që kap vleren afro 6000 euro.
Oficerët Doganor menjëher kanë konfiskuar sasinë e duhanit të zbuluar, si dhe furgonin, po ashtu edhe ndaj pronarit të mallit është inicuar kundërvajtje Doganore.