Dogana konfiskon një revole dhe një sasi argjendi
Prishtinë, 25 korrik - Oficerët doganor në dy raste të ndara kanë parandaluar futjen ilegale të një arme dhe një sasia të argjendit të padeklaruar gjatë tentim kontrabandës. Të dy rastet kanë ndodhur të dielën.
Në rastin e parë oficerët doganor afër pikës kufitare me Shqipërinë kanë ndaluar një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë.
Vetura është ndaluar për kontroll, gjate kontrollit, pasagjeri (shtetas Kosovar) mbante në dore një çantë dhe ishte i ulur në anën e kundërt të vozitësit. Pas kërkesës për kontroll te çantës, pasagjeri ka kërcyer nga automjeti duke vrapuar ne drejtim të malit dhe larguar afërsisht 50 metra nga vendi i ngjarjes.
Gjatë ikjes pasagjeri ne fjale ai ka mbajtur ne dore çantën e cekur me larte, me çrast është ndjekur nga ana e njësive të doganës. Policia e Kosovës është ftuar dhe është kërkuar asistencë. Pasagjeri ne fjale gjate ndjekjes se ka hedhur çantën dhe ka vazhduar në drejtim të panjohur.
Pas 20 minuta ndjekje pasagjeri në fjale është kapur, dhe i është nënshtruar arrestimit, me çrast gjatë kontrollës trupore është hasur në armë te ftohët (thikë).
Pas dy orë kërkimesh është gjetur çanta ku në brendi kishte një armë e zjarri së bashku me 7 plumba dhe një karikator, kjo armë është konfiskuar dhe tërë rasti është dorëzuar te Policia Kosovës për hetime të mëtejme.
Kurse në rastin e dytë në aeroportin ndërkombëtar Adem Jashari oficerët doganor kanë parandaluar kontrabandimin e argjendit. Rreth orës 10:20 në arritje, me aviokompanin Atlas Jet- nga Turqia, ka arritur një pasagjer.
Pasi që pala ka hyrë në kanalin e gjelbërt është selektuar për kontrolle. Pas kontrollës së valixhes në skaner është hasur në mall të padeklaruar, respektivisht argjend. Sasia totale ka qenë mbi 1.5 kg me vlerë mbi 1500 euro.
Me këtë rast pala ka bërë kundërvajtje doganore, malli është ndaluar përkohësisht dhe lenda është dërguar për Kundërvajtje Doganore për zhvillimin e procedurave të mëtejme.