Dogana konfiskon mallra të kontrabanduara në brendi dhe kufi
Prishtinë, 16 mars - Dje në pikalimin kufitar të Vermicës, Dogana e Kosovës ka zbuluar 1,7 kg argjentë. Automjeti i tipit Audi A6 me targa Shqipërisë dhe drejtohej nga një shtetas kosovar.
Adriatik Stavileci zëdhënës i Doganave të Kosovës ka bërë të ditur së gjatë kontrollimit detal te automjetit te lartpërmendur, në brendi të automjetit te ulëset mbrapa, më saktë te vendi i ndihmës së parë i cili vend shërben edhe si mbajtës dore, kemi gjetur tre paketime me argjend te cilat pala nuk i ka deklaruar.
Pas matjeve sasia e saktë ka qenë një kilogram e shtatëqind e pesëmbëdhjetë gram.
Malli sipas tij është konfiskuar dhe është plombuar, derisa rasti i referohet sektorit për kundërvajtje doganore.
Stavileci ka thënë së gjithashtu dje pasdite Dogana e Kosoves ka ndërmarr aksion një operacion kontrolli ne tre barnatore qe gjenden ne oborrin e QKUK-së. Gjatë kontrolles ne dy barnatore kemi hasur ne medikamente pa banderola ndërsa ne barnatoren e tretë nuk kemi hasur ne ndonjë parregullsi.
Është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e medikamenteve te prodhuesit Galenika nga Serbia dhe te prodhuesiJugoremedia po ashtu nga shteti i Serbisë, sasia e përgjithshme e konfiskuar është:
- 933 njësi, lloje te ndryshme te barërave.
- 270 njësi ampula te prodhuesve te ndryshëm dhe
- 18 copë pajisje parafarmacie, te gjitha këto pa dokumente (fatura) për prejardhjen mallit.
\"Dogana e Kosovës gjatë ushtrimit të kontrollës kishte ftuar edhe inspektoriatin e AKPM-se që asistoi në identifikimin e produkteve te pa licencuara. Pas përfundimit të kontrollës barnat iu dorëzuan AKPM-së. \"