Dogana konfiskon mallra të falsifikuara
Prishtinë, 29 mars - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se dje në degën doganore të Vërmicës oficerët doganorë kanë bërë ndalimin e mallrave të falsifikuar, respektivisht të mbathje sportive me origjinë nga Kina.
Bazuar në dispozitat ligjore 03/L-170/2009 Masat Doganore për Mbrojtje të të Drejtës së Pronësisë Intelektuale, Dogana e Kosovës ka autoritetin ligjor për të ndërmarr veprime të tilla.
"Me arritjen e kontejnerit nga Kina në pikën e Vërmicës kompania kosovare ka parashtruar kërkesën për zhdoganim, gjatë procedurës së zhdoganimit oficerët doganor që kanë bërë inspektimin e mallit dhe kanë vërejtur që në kontejner janë 780 palë mbathje sportive për fëmijë të markës tregtare NIKE", thuhet në njoftimin e doganës.
Këto mallra menjëherë janë konfiskuar dhe do tI nënshtrohen masave të parapara me ligjin për Masat Doganore për Mbrojtje të të Drejtës së Pronësisë Intelektuale.
Gjithashtu sot në pikën e Hanit të Elezit oficerët doganor kanë konfiskuar poashtu produkte të tekstilit të markës tregtare NIKE të cilat janë të falsifikuara.
Dogana e Kosovës i inkurajon të gjitha kompanive të cilët importojnë mallra origjinale të aplikojnë në Doganën e Kosovës për mbrojtjen e markave tregtare të tyre ashtu që ne të ndërmarrim masat doganore për mbrojtjen.
Kurse Dogana paralajmëron kompanitë të cilat importojë mallra të falsifikuara se këto lloj mallra mund ti nënshtrohen konfiskimit dhe shkatërrimit nëse vërtetohen se shkelin të drejtën e Pronësisë Intelektuale.