08 Janar 2025

Dogana konfiskon mallra me vlerë prej 10.000 euro

Prishtinë, 29 tetor - Dogana e Kosovës ka vazhduar me intensitet luftimin e kontrabandës gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë 24 orëve të fundit njësitet e doganës kanë parandaluar 6 raste të tentim kontrabandimit ku vlera e mallrave të konfiskuara arrin afër 10.000 euro.

Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhe gjatë kontrollit të përbashkët me Policinë e Kosovës, është ndalur një veturë për kontroll rutinore, me ç’rast vozitësi dhe dy udhëtare tjerë prezent në veturë janë  përgjigjur që nuk posedojnë asgjë për të deklaruar.

Pas kontrollit të veturës Oficerët Doganor kanë hasur në një shënjestër optik, më pas gjatë kontrollit truporë të bashkë udhëtarëve në veturë janë zbuluar fishek gjuetie në sasi prej 22 copë. 

Municioni dhe shënjestra optike është konfiskuar nga ana e Policisë Kufitare dhe është iniciuar procedura.

Një rast tjetër është zbuluar në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë nga Dogana e Kosovës. Gjatë patrullimit në këtë rajon është vërejtur një automjet i ngarkuar me mallra të kontrabanduara, ku drejtuesi i automjetit nuk i është përgjigjur kërkesës së oficerëve për tu ndalur dhe ka vazhduar në drejtim të Fushë Kosovës ku edhe është bllokuar nga njësitet e Doganës dhe menjëherë janë prangosur vozitësi dhe bashkudhëtari tjetër.

Në automjet Oficerët Doganore kanë hasur në mallra të ndryshme të kontrabanduara si pije të gazuara produkte të ndryshme ushqimore, produkte higjienike etj. Sasia e mallit të zbuluar është konfiskuar, po ashtu edhe vetura me të cilën bartnin këto mallra, si dhe ndaj palës është iniciuar gjobë administrative.

Gjithashtu edhe dy raste tjera në tentim kontrabandimi janë zbuluar në rajonin e Mitrovicës. Njësitet e Doganës së Kosovës gjatë patrullimit në  Mitrovicë – tek ura e Suhodollit, kanë ndalur një veturë për kontroll. Gjatë kontrollit në pjesë të ndryshme të automjetit kanë hasur në pije alkoolike.

Më pas automjeti në fjalë është dërguar në Degën Doganore në Mitrovicë, dhe i është nënshtruar kontrollit detal me ç’rast është zbuluar alkool i llojit Vinjak në sasi rreth 25 litra, si dhe sasi e qumështit rreth 50 litra. Malli në fjalë është konfiskuar dhe lidhur me rastin në fjale është iniciuar gjobë administrative. 

Një rast tjetër është zbuluar në lagjen e Boshnjakëve. Gjatë patrullimit të përbashkët me Policinë e Kosovës, është ndalur një veturë me targa të Novi pazarit, dhe pas kontrollës në veturë janë zbuluar thasë të mbushur me arra në sasi prej 280 kg. Sasia e mallit të zbuluar është konfiskuar, dhe ndaj palës është iniciuar gjobë administrative.

Në Pikë Kalimin Kufitar Hani i Elezit, është ndalur për kontroll një autobus i linjës Prishtinë-Shkup.

Gjatë kontrollës së ushtruar në pjesën e përparme të autobusit Oficerët Doganor kanë hasur në tri kallëpe për prodhimin e stolive (lirave) të arit, të fshehura. Malli i zbuluar është konfiskuar, si dhe i tërë rasti i adresohet komisionit për kundërvajtje Doganore, për procedurë të mëtutjeshme.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)