Dogana konfiskon lojërat e fatit me vlerë afër 200 mijë euro
Prishtinë 6 qershor - Dogana e Kosovës është duke vazhduar me aksionet dhe performancën e lartë në zbatimin e ligjit për lojërat e fatit ku gjatë këtij pesë mujori ka arritur që të konfiskojmë lojëra fati në 107 raste.
Në këtë periudhë Dogana ka aplikuar kontrolle të rrepta në tërë territorin e Kosovës ku vetëm vlera e mallrave të konfiskuara si aparate për lojëra fati, pajisje etj ka arritur në afër 200.000 euro.
Derisa edhe kemi gjobitur 189 bastore sportive për funksionim ilegal, respektivisht për mos-pagesë të taksës së akcizës. Derisa në total gjobat në këtë pesë mujor kanë arritur në 142,800 uro. Krahasimi me vitin e kaluar tregon që kemi rritje të performancës në kundërvajtje me 68% më shumë.
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë