Dogana konfiskon cigare pa banderola në Lipjan
Prishtinë, 27 mars - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të aktiviteteve kundër kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme, ka zhvilluar një aksion në qytetin e Lipjanit ku edhe janë kapur sasi të cigareve pa banderola, pra të kontrabanduara.
Njësit e anti-kontrabandës së bashku me sektorët tjerë të Doganës kanë ushtruar kontrolle në qytetin e Lipjanit, më saktësisht në katër lokacione të dyshuara ku edhe janë hasur produkte të duhanit pa mbulesë dokumentare, respektivisht të kontrabanduara, gjithsejtë nga 4 raste sasia totale e mallrave të konfiskuara është: lloje të ndryshme të cigareve: 42,220 copë cigare; Duhan Refuz 30 kg dhe Filtera per cigare 30,000 copë.
Cigaret pa banderolle jane konfiskuar dhe jane leshuar vertetimi per konfiskimin e mallit si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.