10 Janar 2025

Dogana konfiskon cigare pa banderola

Prishtinë, 1 qershor - Oficerët e Doganës së Kosovës (DG) së bashku me inspektorët e ATK-së kanë ushtuar kontrolle në rajonin e Mitrovicës ku janë bastisur 5 lokacione në të cilat dyshohet se kishte sasi të kontrabanduara të duhanit.

“Gjatë këtij operacioni  kanë marr pjesë afër 30 zyrtar të Doganës dhe ATK të cilët kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës themelore Mitrovicë. Bastisjet kanë pasur cak 2 lokale në Mitrovicë, 1 lokal në Vushtri si dhe 2 shtëpi private në Vushtrri. Gjatë këtij operacioni janë gjetur dhe konfiskuar sasi e cigareve dhe duhanit pa pulla fiskale (banderolla)”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.
 
Bastisjet kanë rezultuar me kapjen e një sasie të konsiderueshme të duhanit: 1552 paketime (1 paketim = 200 copë  cigare) të duhanit të llojeve të ndryshme  si King, MT, Drina, San Soverigan, Classic, etj. Bruto duhan i pa paketuar (refuz) afër 30 kg dhe Filtera për duhan refuz afër 10.000 copë

“Tërë sasia është konfiskuar dhe procedura kundërvajtse është iniciuar,  priten edhe ngritja e kallëzimeve penale kundër të dyshuarve për kontrabandim dhe tregtim të mallrave me akcizë”, ka njoftuar Dogana.

Dogana e Kosovës rregullisht ushtron kontrolle por gjithashtu kërkon bashkëpunimin e qytetarëve të cilët mund të ndihmojnë në luftimin e informalitetit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)