Dogana kap tre AK47 gjatë tentimit kontrabandimit
Prishtinë, 5 tetor - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se Njësit e antikontrabandës sot kanë zbuluar të fshehura në një automjet me targa të Shqipërisë armë, respektivisht tre AK-47 të çmontuar.
"Gjatë kontrolleve rutinore në pikë kalim e Vërmicës oficerët doganor kanë selektuar këtë automjet për kontroll të detajuar, në automjet gjendeshin dy shtetas të Shqipërisë".
"Gjatë kontrollit nën ulësen e bashkudhëtarit janë gjetur të çmontuara tre armët AK47", njofton Dogana.
Personat janë ndaluar si dhe automjeti është kontrolluar në detaje, derisa rasti tutje është përcjell tek Policia e Kosovës për hetime të mëtejme.