Dogana kap sasi të konsiderueshme te pijeve jo-alkoolike
Prishtinë, 4 mars - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur së oficerët doganor, respektivisht njësit anti-kontrbandë gjatë patrullimeve rutinore në pjesë veriore kanë kapur një maune e cila kishte sasi të konsiderueshme të pijeve jo-alkoolike mbi 8500 litra.
Oficerët doganor gjatë patrullimeve kanë vërejtur një maune të parkuar, dyshimet e para se ngarkesa përmbante mallra të kontrabanduara.
Pas hapjes së maunës janë gjetur sasi e konsiderueshme e pije joalkoolike në sasi prej 12 paleta x 90 pako x 24 copë = 25,920 copë x 0.33 ltr gjithsejtë 8,553.60Ltr.
Mauna dhe sasia e mallrave të kontrabanduara janë konfiskuar po ashtu edhe është hapur rasti për hetime të mëtejme.
Dogana e Kosovës fton qytetarët që të thërrasin në 0800 50095 për raste të dyshuar të kontrabandës dhe korrupsionit.