25 Dhjetor 2024

Dogana kap sasi të cigareve të kontrabanduara në qytetin e Gjakovës

Gjakovë, 13 mars - Dogana e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve kundër kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme, dje pasdite ka zhvilluar një aksion në qytetin e Gjakovës ku edhe janë kapur sasi të cigareve pa banderola, pra të kontrabanduara.

Njësit e Doganës së Kosovës ushtruan kontroll sipas mandatit në depo dhe objektet përcjellëse në lokacionin e dyshuar. Derisa oficerët doganor po ushtronin kontroll vërejtën  se një person po tenton të largonte cigaret nga prona e tij duke tentuar ti hudhur tutje. 

Pasi që oficerët doganor e ndaluan këtë veprim vërejten se kishte sasi të duhanit pa banderola të Republikës së Kosovës, sasia si në vijim:

1.    Cigare pa banderolle  Ashima – 3800 cope cigare
2.    Cigare pa banderolle Art Slims -39000 cope cigare
3.    Cigare pa banderolle Belagio  -  5000 cope cigare
4.    Cigare pa banderole President – 18200 cope cigare
5.    Cigare pa banderolle Eva Slims – 9600 cope Cigare .

Cigaret pa  banderolle jane konfiskuar dhe pales i jane leshuar vertetimi per konfiskimin e mallit si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)