22 Dhjetor 2024

Dogana kap rreth 8 kg substancë narkotike

Prizren, 1 mars - Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësit e doganës dje pasdite në pike kalimin kufitar të Vërmicës kanë arritur të parandalojnë futjen e substancave narkotike në sasi prej 7.8 kilogram.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka thënë se dje rreth orës 16:20 ne PKK Vërmicë është paraqitur vetura me targa  kosovare e  drejtuar nga një shtetas Kosovar.

''Pasi qe është selektuar nga ana e zyrtareve te doganës, është ndërmarr kontrolla në vijën e dyte dhe gjatë kontrollës në pjesën e brendshme të dyerve është hasur ne substance te dyshuar te llojit marihuan me peshe 7.8 kg.''

''Personi i dyshuar është arrestuar nga Policia Kufitare në PKK Vërmicë dhe është njoftuar Njësiti i Antidrogës së Policisë së Kosovës për vazhdimin e hetimeve te mëtutjeshme. Rasti në fjalë është proceduar tutje nga Policia'', ka theksuar Stavileci.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)