Dogana kap një sasi të cigareve pa banderola
Prishtinë, 15 qershor - Dogana e Republikës se Kosovës bërë të ditur se ka arritur dje të kap një sasi të cigareve pa banderola në Vushtrri dhe duhan të papërpunuar në rajonin e Ferizajt.
Dje njësit e Doganës së Kosovës gjatë patrullime rutinore në rajonin e Vushtrrisë kanë arritur të vërejnë sasi të duhanit pa banderola. Njësit e doganës menjëherë kanë organizuar një kontroll në lokacionin e dyshuar. Pas fillimit të kontrollës në lokacionin e dyshuar nuk janë gjetur cigare pa banderola por gjatë kontrollit të automjeti të dyshuarit janë gjetur sasi të konsiderueshme të duhanit, thuhet në një komunikat të Doganës.
Sipas komunikatës, sasia totale ishte rreth 22000 copë cigare të llojeve si West, Dard, King, Bohemi, Winston, Trakadero.
Automjeti dhe duhani janë konfiskuar derisa ka filluar procedura kundërvajtës edhe hetimore për prejardhjen e tyre, thuhet më tej në komunikatë.
Kurse sot në zbatim të urdhëresës së Gjykatës, Dogana njoftoi se ka zhvilluar një kontroll në 3 lokacione të ndara, ku gjatë ushtrimit të kontrollit janë ndalur dhe sekuestruar: 870 kg duhan fletë, 280 kg duhan i grirë, 2 makina për bluarjen e duhanit dhe 1 pistoletë.
Sipas Doganës, bluarja dhe shitja në treg e këtij duhani në mënyrë te paautorizuar duke iu shmangur të gjitha kontrolleve do të shkaktonte evazion fiskal për shumën e taksave në lartësi rreth 40 mijë euro.