01 Janar 2025

Dogana kap mbi 7 ton duhan të kontrabanduar

Prishtinë, 18 maj - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të fundit dogana ka realizuar një aksion rreth kapjes së një sasie të duhanit e cila është e kontrabanduar nga Maqedonia.

Adriatik Stavileci zëdhënës i doganës ka thënë së njësitet e doganës në rrugë operative kanë arritur deri tek lokacioni i dyshuar.

Aksioni sipas Stavilecit kishte për qëllim kontrollimin e një ndërtese  banimi  në një fshat të Komunës së Vitisë me dyshimin se në objektet përcjellëse gjendeshin mallra të kontrabanduara.

\"Me urdhër të gjykatës njësitet e doganës të asistuara nga policia kanë filluar bastisje ku si rezultat i saj në këtë pronë janë gjetur sasi e konsiderueshme e duhanit për të cilin pala nuk ka poseduar asnjë dokument\", ka theksuar Stavileci. 

Me urdhër të prokurorit personi i cili është gjetur në posedim të këtij mall është arrestuar kurse tërë sasia e duhanit (saktësisht 7760 kg) është konfiskuar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)