Dogana kap mallra kontrabande nga Serbia
Prishtinë, 5 korrik - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se pas një pune operative njësitet e Doganës sot kanë realizuar një aksion në stacionin e autobusëve në Prishtinë.
Në stacionin e autobusëve në Prishtine është ndaluar autobusi i linjës Novi Pazar - Prishtinë te një kompanie.
Pas kontrollit detal te bagazhit dhe ne pjese te ndryshme te autobusit është gjetur mall për te cilin dyshohet të jetë i kontrabanduar nga Serbia.
Malli i sekuestruar është tekstil me origjinë nga Serbia, material higjenik me origjinë po ashtu nga Serbia dhe Nargile me origjinë nga Turqia
I gjithë malli është sekuestruar dhe ndaj të dyshuar ka filluar procedura kundervajtëse.