Dogana kap duhan të kontrabanduar
Prishtinë, 16 maj - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të luftimit të kontrabandës me produkte të duhanit njësit e antikontrbandës kanë ndaluar një automjet VW Kombi me targa kosovare e drejtuar nga një shtetar Kosovar.
Gjatë kontrollit në automjet sipas doganës janë gjetur produkte të duhanit, dhe menjëherë në bashkëpunim me organet hetuese është kontrolluar edhe shtëpia e vozitësit ku janë gjetur sasi tjera të duhanit.
Gjithsejtë produkte të duhanit për të cilat mallra i lartcekuri nuk ka pasur mbulesë dokumentacioni dhe dyshojmë se janë të kontrabanduara.
E tërë sasia është konfiskuar dhe rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore si dhe për hetime të mëtejme.