Dogana kap cigare të kontrabanduara
Prishtinë, 1 mars - Njësit e Doganës e Kosovës kanë ndaluar një sasi të konsiderueshme të duhanit të kontrabanduar pas një aksioni në qytetin e Pejës.
Pas dyshimeve se një automjet i caktuar barte cigare të kontrbanduara njësit e doganës kanë ndalur këtë automjet në rrugën transit Pejë Deçan, automjeti drejtohej nga një shtetas Kosovar.
Pas kontrollit në automjet, më saktësisht në bagazhin e automjetit janë gjetur cigare pa banderolla të llojit Trokadero Slims Blue. Automjetin pastaj është dërguar për kontrolle detal në terminalin doganor të Pejës ku edhe është konstatuar sasia e saktë: Cigare Trokadero Slims Blue 5000 paketime (1 pako = 20 copë cigare)
Mallrat dhe automjeti janë konfiskuar derisa janë hapur edhe hetimet lidhur me këtë rast.