Dogana ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit
Prishtinë 10 prill - Angazhimi i Doganës së Kosovës për të ndërtuar sisteme dhe për të pamundësuar korrupsionin gjatë tërë vitit 2014 ka filluar të prodhojë rezultatet pozitive, rezultate këto të cilat së fundmi janë njohur edhe përmes raportit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe zhvillim EBRD dhe Bankës Botërore .
Raporti i fundit i cili bazohet në hulumtimin e zhvilluar nga EBRD dhe BB thekson se ka ulje të madhe të pagesave informale që nënkupton uljen e korrupsionit dhe ekonomisë joformale me theks të veçant në doganë.
Ky raport inkurajon Doganën e Kosovës që të vazhdojë luftimin e dukurive negative dhe njëkohësisht të ftoj qytetarët që të lajmërojnë rastet e ndryshme të korrupsionit dhe kontrabandës në 0800 50 095.
Linku:http://www.ebrd.com/news/2015/shadow-economy-access-to-finance-and-electricity-remain-key-hurdles-for-transition-countries.html