27 Dhjetor 2024

Dogana ka parandaluar kontrabandën e 7 ton duhan në Ferizaj

Prishtinë, 25 janar - Dogane  e Kosovës ka njoftuar se Njësit e Doganës në bashkëpunim të ngushtë me njësit Policore në rajonin e Ferizajt gjatë javës së kaluar por edhe gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar aksionin për parandalim e kontrabandës me duhan të papërpunuar. Respektivisht në dy aksione të ndara janë kapur afër 7 ton duhan, sasi kjo e futur ilegalisht në Kosovë.

Në rastin e parë, Dogana e Kosovës së bashku me njësit policore në fshatin Dardani të Ferizajit kanë ushtruar kontrolle në 2 lokacione ku kanë gjetur dhe sekuestruar mallrat (duhan) pa asnjë mbulese dokumentare  ku sasia ishte afër 5.5 ton.

Aksioni tjerët u zhvilluar dje në fshatin Talinoc i Muhaxherve në Ferizaj ku gjatë kontrollit të një lokacioni janë kapur 1.1 ton duhan i papërpunuar.

Totali i këtyre aksioneve ishte:  Duhan në fletë i papërpunuar 7 ton; Duhan i grire i përpunuar 100 kg dhe makinë për grirje te duhanit 2 copë.

Dogana ka kontaktuar me prokurorët kompetent të rajonit të Ferizajit për vazhdimin e mëtejmë të rastit. 

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)