Dogana ka parandaluar disa raste në tentim kontrabandimi
Prishtinë, 28 tetor - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në pikë kalimin kufitare të Vermicës Oficerët Doganor kanë ndalur një veturë për kontroll rutinore.
Pas ndaljes sipas doganës është pyetur vozitësi nëse ka diçka për të deklaruar, mirëpo është përgjegjur që nuk posedon asgjë.
Gjatë kontrollit të veturës Oficerët Doganor kanë hasur në disa pako të vogla të cilat dyshohen të jenë lëndë narkotike.
Pas kontrollit detal të veturës Oficerët Doganor kanë zbuluar edhe disa pako të vogla me lëndë narkotike që dyshohen të jenë të llojit kokainë si dhe disa të llojit marihuanë.
Pas zbulimit të sasisë së narkotikëve, dy të dyshuarit në veturë janë arrestuar. I tërë rasti, së bashku me sasinë e mallit të zbuluar i janë dorëzuar Policisë Kufitare për procedurë të mëtutjeshme.
Një rast tjetër është zbuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Gjatë kontrollit të rregullt të pasagjerëve në shkuarje, pas kontrollës së pasaportave dhe kontrollit përmes skanerit X-ray, është selektuar një udhëtar, i cili kishte deklaruar mjetet monetare në shumë prej 3,000, mirëpo pas kontrollit trupor Oficerët Doganor kanë zbuluar mjete monetare të fshehura në shumë prej 16,000.00 .
Me këtë rast pala ka bërë shkelje të ligjit duke mos deklaruar mjetet monetare në vlerë mbi 10,000.00 . Konform ligjit 04/L-178 për ndryshim dhe plotësimin e ligjit 03\\L-196 për parandalimin e pastrimit të parave, ku sipas kësaj rregullore palës i konfiskohen 25% të shumës totale në këtë rast i konfiskohen mjete në shumë prej 4,000.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe është parandaluar edhe një rast tjetër në tentim kontrabandimi me derivateve të naftës.
Gjatë patrullimit të përbashkët me Policinë e Kosovës, në rajonin e Mitrovicës është identifikuar një maune si e dyshimte. Vozitësi i maunës në fjalë në përpjekje për të ikur eshte aksidentuar me nje veture te policisë, dhe me pas personat ne fjale kane ikur nga vendi i ngjarjes.
Në maunën e braktisur janë zbuluar rreth 12,000.00 litra derivate te naftës. E tere sasia e zbuluar eshte konfiskuar, ndërsa Policia e Kosoves eshte ne ndjekje te personave te involvura ne rastin e kontrabandimit te derivateve.