Dogana ka konfiskuar municion dhe naftë e kontrabanduar
Prishtinë, 30 qershor - Sot rreth orës 12:30 në Aeroportin e Prishtinës Dogana e Kosovës ka ndaluar dy persona në kanalin e gjelbert që vinin nga Gjermania. Tek ata është vërejtur se bartnin nje pako të zezë, pasi janë ndaluar kutia e zezë është futur në skener dhe dhe është vërejtur se në atë kuti ka armatim.
Zyrtarët doganor kanë marr pakon e zezë dhe edhe së bashku me policinë kanë gjetur këto lloje të armëve të zjarrit:
1. Shoot Gun TAKTICAL/12 Gauge, Model: REMINGTON 870 TAKTICAL, 1 copë,
2. Pistoletë, HECKLER & KOCH, Modeli: MARK 23, Kalibi 45 Auto, 1 copë,
3. KARABIN gjuetie gjysmë automatik, Model BROWING BARR II, 1 copë,
4. Karikator për Pushkën Gjysmë automatike KARABIN, 2 copë,
5. Karikator për Pistoletën HECKLER, kalibri 45x10 2 copë,
Gjithashtu kontroll është ushtruar edhe në bagazhet e bashkëudhëtares së tij, ku janë gjetur sasi të municionit. Pas kontrollës detale të valixheve kemi gjetur këto lloje të fishekëve:
1. Fishekë për KARABIN Gjuetie 40 copë,
2. Fishekë për SHOOT GUN TAKTICAL 10- copë,
3. Fishekë për Pistoletë HECKLER 150 copë.
4. Dylbi BUSHNELL ELITE 3200, 3-9x40 1 copë.
Rasti është dorëzuar te Policia e Kosovës për hetime të mëtejme.