Dogana ka kapur afër 7 kg narkotikë dhe mbi 600 fishek
Prishtinë, 11 nëntor - Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën doganore të Vërmicës ka arritur të parandalojë dy raste të tentim kontrabandimi me mallra të ndaluara.
Në rastin e parë sipas njoftimit të doganës janë kapur gjatë tentim kalimit të kufirit mbi 6 kg substancë narkotike.
Kurse në rastin e dytë oficerët doganor parandaluan kontrabandimin e municionit, ku tek një shtetas Kosovar u kapen mbi 600 fishek të kalibrit 7,62.
Në orët e pasditës Dogana dhe Policia kufitare kanë ndalur për kontrollë të përbashkët një veturë me targa të Kosovës, në të cilën udhëtoni dy shtetas të Kosovës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur, në brendësi të mbrojtësit të pasëm janë gjetur 9 pako substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Pas matjeve është konfirmuar se sasia e përgjithshme ishte 6,8 kilogram.
Dogana njofton se personi i dyshuari është arrestuar nga ana e Policisë si dhe është konfiskuar automjeti.
Kurse, disa orë në vonë oficerët doganor gjatë kontrollës së përbashkët me Policinë Kufitare zbuluan një tentim kontrabandimi të municioni.
Me të arritur në pikë-kalimin kufitar oficerët doganor kanë selektuar për kontroll detal një veturë me targa të Kosovës e cila drejtohej nga një shtetas kosovar.
Gjatë kontrollit të automjetit, nën ulësen e pasme janë gjetur 4 (katër) shishe të plastikes, të mbushura me fishekë të kalibrit 7.62 mm, në sasi prej 681 copë.
Personi është arrestuar nga ana e Policisë si dhe i tërë rasti i kalon policisë për hetime të mëtejme.