Dogana gjatë 2016 ka sekuestruar 392 aparate të lojërave të fatit
Prishtinë 16 nëntor - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë muajit nëntor 16 ka vazhduar aktivitetin ne terren me qëllim kontrollin e subjekteve që operojnë me lojëra fati.
Adriatik Stavileci zëdhënës i Doganave ka thënë së gjatë nëntorit janë kryer kontrolle në disa lokacione të Kosovës.
\"Në fokus të kontrollit kanë qenë qyteti i Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë hasur duke ushtruar veprimtari pa licence dymbëdhjetë (12) pika basti për te cilat janë lëshuar gjoba në shumë prej 20,160.00 .\"
\"Gjithashtu janë sekuestruar 11 aparate të pa licencuar që dyshohet se janë të kontrabanduar, pasi që palët nuk kanë arritur të prezantojnë ndonjë dokumentacion lidhur me prejardhjen e tyre\", ka theksuar Stavileci.
Gjatë kontrolleve në terren sipas tij janë hasur duke operuar edhe lojëra të ndaluara me ligj në Republikën e Kosovës si Keno dhe Racing Dogs me çrast janë sekuestruar 9 pajisje përmes të cilave është zhvilluar ky aktivitet.
Aksionet e muajit nëntor tregojnë qartazi përkushtimin e Doganës që përmes kontrolleve dhe aktiviteteve tjera hetimore ka arritur të vendos kontroll të rreptë në tërë territorin e Kosovës derisa raporti i këtij viti tregon se Dogana deri tani ka sekuestruar pajisje si; 227 aparate te pa licencuar, 165 pajisje për lojëra Keno dhe Racing Dogs dhe 126 pika basti të pa licencuara.
Shuma e gjobave të shqiptuara arrin në 312.792.60 kurse vlera e aparateve të sekuestruar llogaritet të jetë mbi 500.000.00
Stavielci ka theksuar se Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.
Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në [email protected].