Dogana fton bizneset të luftojnë kontrabandën
Prishtinë, 1 shtator - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu me bashkëpunëtor sot vizitojë Drejtorinë e Doganës ku u prit nga Drejtori z. Naim Huruglica me bashkëpunëtor.
Ky delegacion pati një takim, gjatë të cilit u diskutua ngritja e bashkëpunimit në të gjitha fushat në mes të dy institucioneve.
Drejtori i Doganës Naim Huruglica tha Dogana e Kosovë, komunitetin e biznesit e sheh si një partner të barabartë, gjithashtu ftoj biznesin kosovar që të bashkëpunoj në të gjitha fushat e mundshme. Njëherë i bëri thirrje edhe biznesit që të bashkëpunoj në fushën e luftimit të korrupsionit dhe kontrabandës përmes lajmërimit të rasteve dhe keqpërdorimeve potenciale.
Në anën tjetër Gërxhaliu i urojë drejtorit rizgjedhjen në post duke uruar suksese në vazhdimin e punës dhe njëkohësisht e falënderojë për komunikimin e mirëfilltë me Odën Ekonomike
Dogana e Kosovës dhe Oda Ekonomike kanë nënshkruar kohë më parë një marrëveshje me mirëkuptimi.