Dogana e Kosovës shkëmben përvoja me Doganën e Mbretërisë të Belgjikës
Prishtinë, 19 maj - Drejtori i Përgjitshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu në vazhdën e takimeve gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Mbretërisë së Belgjikës zt. Kristian Vanderwaeren.
Takimi me zt. Vanderwaeren kaloj në një atmosferë shumë miqësore duke kujtuar edhe momente të rëndësishme nga bashkëpunimi në mes të doganava të të dyja vendeve dhe u diskutuan mundësitë për bashkëpunim dhe shkëmbim në disa fusha të rëndësishme.
Në takim u diskutua për sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen vendet tona dhe ishte konkluzë e përbashkët se efektet e vështirësive globale kanë manifestuar efekte të ngjashme për të dyja vendet, ndërsa që Doganat si institucione të rëndësishme për zbatimin e ligjit, të hyrat dhe sigurine, janë afektuar dukshëm në dimenzione të ngjashme.
Dy drejtorët u zotuan për shqyrtim të mundësive për shkëmbim duke përcaktuar edhe fushat e nevojshme ku do të fokusohet shkëmbimi.