Dogana e Kosovës raporton mbi 700 milion euro të hyra
Prishtinë, 27 korrik - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot ka tejkaluar 700 milion euro të hyra dhe kjo paraqet herën e parë që arrihet ky rekord në mbledhjen e të hyrave.
''Respektivisht, sot janë raportuar 701.2 milion euro e që në krahasim me vitin e kaluar paraqesin rritje me rreth 30% më shumë pasi vitin e kaluar kishim 543.5 milion”, ka theksuar dogana.