23 Dhjetor 2024

Dogana e Kosovës dhe e Malit te Zi nënshkrun protokoll bashkëpunimi

Prishtinë, 4 korrik - Sot Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Naim Huruglica me bashkëpunëtor dhe Drejtori i përgjithshëm i Doganës së malit të Zi Bozhidar Vuksanoviq me bashkëpunëtor patën një takim, gjatë të cilit u nënshkruar edhe protokolli SEED (për shkëmbimin e të dhënave).

Sipas dispozitave të marrëveshjes në mes të qeverive respektive, sot dy administratat doganore bën nënshkrimin e protokollit të bashkëpunimit për shkëmbimin elektronik të të dhënave.

Qëllimi kryesor i këtij protokolli është të krijojë shkëmbim sistematik të të dhënave duke përdorur projektin e Unionit Evropian SEED. Shkëmbimi i të dhënave do të përforcojë kontrollin dhe do të ofroj ndihmë për bizneset legjitime.

Pra përmes këtij sistemi do të rritet aftësia e administratave në parandalimin e kontrabandës dhe luftimin e krimit të organizuar, gjithashtu do të ofrojë lehtësi në menaxhimin e riskut.

Të dy administratat do të themelojnë një grup punues i cili menjëherë do të filloj implementim e praktik të këtij p protokolli.

Pas takimit Drejtori i përgjithshëm z. Huruglica tha: ”Edhe nënshkrimi i kësaj marrëveshje tregon për punën qe është duke u bere nga Dogana e Kosovës në lehtësimin e tregtisë legjitime dhe anën tjetër luftimin e kontrabandës. Marrëveshjet ndërkombëtare tregojnë se Dogana e Kosovës është duke u shndërruar ne një partner të besueshëm në raport në administratat ndërkombëtare”.

Dogana e Kosovës deri më tani ka nënshkruar protokolle te bashkëpunimit për shkëmbim të të dhënave (SEED) me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)