Dogana dhe IFC prezantojn studimin për kohën e zhdoganimit të mallrave
Prishtinë, 30 mars - Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) pjesë e Bankës Botërore në bashkëpunim me Doganën e Kosovës prezantojnë një studim i cili ka matur kohën e zhdoganimit të mallrave nga momenti i hyrjes e deri në përfundim të procedurave doganore si në eksport po ashtu edhe në import.
Në këtë prezantim do të paraqiten të gjeturat e këtij raporti të cilat do të prezantohen nga ekspertët e IFC/BB ku gjithashtu mund të keni rastin për të diskutuar dhe marr përgjigjej lidhur me këtë studim.