07 Janar 2025

Ditët e Biznesit të Vogël janë shndërruar në aktivitet tradicional

Prishtinë, 10 nëntor - Ditët e Biznesit të Vogël tashmë janë shndërruar në një aktivitet tradicional të Ministrisë së Tregtisë dhe In- dustrisë (MTI), respektivisht të Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA). Është viti i pestë që Ditët e Biznesit të Vogël (DBV) mbahen në qytetet kryesore të Kosovës.

Qëllimi i këtij aktiviteti është nxitja e dialogut publiko-privat dhe sensibilizimi i qytetarëve dhe institucioneve për rolin e zhvillimit  të sektorit privat dhe ndërmarrësisë në zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqëror.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Javës Europiane të NVM-ve, dhe këtë vit financohet tërësisht nga Pro- grami i Kosovës për Promovimin e NVM-ve (KOSME). Në kuadër të Ditëve të Biznesit të Vogël, organizohen shtatë konferenca rajonale me komunitetin e biznesit.

Është rast unik, kur komuniteti i biznesit përballë vetes i ka pothuajse të gjithë akterët ekonomik: Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, atë të Financave, Adminis- tratën Tatimore, Doganat dhe përfaqësuesit e qeverive lokale. Këto konferenca shërbejnë që institucionet t’i prezantojnë projektet e veta, ndryshimet legjislative dhe aktivitetet tjera të rëndësisë së veçantë për ko- munitetin e biznesit. Nga ana tjetër, komuniteti i biznesit ka një mundësi më tepër për t’i shprehur brengat e veta, dhe për t’i shpalosur pengesat formale me të cilat ballafaqohet gjatë bërjes së biznesit. Kjo është një platformë e mirë e diskutimit, mbi të cilën mund të hartohen politika të favorshme për bizneset në Kosovë. Në fund të këtyre konferencave, zgjedhen ndërmarrjet më konkurruese të rajonit  përkatës.

Për më tëpër dhe në kontekst të inkurajimit të të rinjëve për ndërmarrësi, organizohen disa seminare me të rinj për t’i njoftuar ata me konceptin e ndërmarrësisë dhe për t’i inkurajuar që të konsiderojnë ndërmarrësinë si opcion të karrierës.
Fokus të veçantë në kuadër të Ditëve të Biznesit të Vogël, kanë edhe Gratë ndëmarrëse. Në këtë kuadër or- ganizohet konferenca vjetore që trajton rolin e gruas në lidership dhe ndërmarrësi, me ç’rast zgjedhet “Gruaja më e suksesshme afariste.” Po ashtu organizohet edhe panairi i Grave ndërmarrëse.

Në përgjithësi, Ditët e Biznesit të Vogël 2015, kanë tërhequr vëmendje të jashtëzakonshme. Këtë e dëshmon prania në numër të konsiderueshëm e bizneseve nëpër konferencat rajonale. Në anën tjetër, brengat e bi- zneseve tashmë janë duke u përcjellur tek Qeveria e Kosovës nëpërmjet MTI-së si një zëdhënës i  vendosur i komunitetit të biznesit.

Projekti KOSME do të vazhdojë të mbështesë këtë aktivitet, duke shpresuar se pengesat dhe problemet   që i hasin bizneset në Kosovë, do të nisen të zgjidhen sa më parë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)