22 Dhjetor 2024

Diskutohet për lehtësimin e tregtisë përmes Operatorëve të Autorizuar Ekonomik

Prishtinë, 8 korrik - Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) organizon punëtorinë “Lehtësimi i tregtisë përmes Operatorëve të Autorizuar Ekonomik” punëtori  kjo e organizuar në kuadër të lehtësimit të barrierave tregtare për prodhuesit vendor.

Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie është diskutimi mbi atë se çka përmban ky koncept dhe informimi më i hollësishëm i prodhuesve vendor rreth këtij koncepti.

Koncepti i Operatorëve të Autorizuar Ekonomik (OAE) u prezantua si një nga elementet kryesore të amendamentit të sigurisë të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës.

Një OEA mund të përkufizohet si një operator ekonomik i cili konsiderohet i besueshëm, në kontekstin e procedurave doganore të tij dhe për këtë arsye ka të drejtë të gëzojë përfitime të caktuara në të gjithë Kosovën.

Programi OAE është i hapur për të gjithë operatorët ekonomikë, duke përfshirë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe pa marrë parasysh rolin e tyre në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit.

Punëtoria do të ketë të pranishëm përfaqësues nga Dogana e Kosovës të cilët do të shpjegojnë për pjesëmarrësit udhëzuesin mbi OAE, këshillat ligjore, informata se kush mund të bëhet OAE, cilat janë përfitimet e OAE-së, procesin e aplikimit dhe autorizimit, po ashtu edhe rreth informimit të dorëzimit të aplikacioneve të OAE-së.

Kryesues të kësaj punëtorie do të jetë Ibrahim Xhaka- Koordinator i Projektit në Doganën e Kosovës së bashku me ekipin e tij.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)