Diskutohet mos zbatimi i ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve dhe konkurrencës
Prishtinë, 30 janar - Internews Kosova do të organizojë sot tryezën e diskutimit “Mbrojtja e Konsumatorëve dhe Konkurrencës: Ku po çalon zbatimi?”.
Ngjarja mbahet në kuadër të projektit “Vetëdijesimi i qytetarëve mbi rëndësinë dhe përmbajtjen e MSA-së”, i përkrahur nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
Në këtë tryezë do të prezantohen gjetjet e Internews Kosova nga monitorimi dhe hulumtimi i çështjeve që lidhen me zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.