22 Dhjetor 2024

Diskutohen barrierat tregtare në raportet mes Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë, 22 nëntor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësidhe Tregti organizon diskutimin publik me temën “Barrierat tregtare mes Kosovës dhe Serbisë”, një bashkëbisedim mes ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) Rozeta Hajdari, anëtarëve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, drejtorin e Doganës së Kosovës Agron Llugaliu, kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi dhe shoqërinë civile.   

Ky diskutim ka për qëllim që të iu jap përgjigjie çështjeve si barrierat tregtare në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ndikimit të dialogut mes dy vendeve në zvogëlimin e barrierave tregtare reciproke, operimi i bizneseve kosovare gjatë eksportimit të mallrave dhe shërbimeve në Serbi, sfidat e kompanive kosovare në tregtinë me Serbinë, masat e qeverisë për të iu kundërpërgjigjur barrierave që i aplikon Serbia ndaj Kosovës dhe planet për reciprocitet të plotë tregtar apo do të vazhdohet me masa të veçanta.

Me këtë rast do të publikohet gjithashtu edhe raportii KDI-së me titullin “Barrierat tregtare si masambrojtëse politike në marrëdhëniet Kosovë-Serbi”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)