Dhoma e Posaçme lejon përmbylljen e likuidimit për KB Xhafa
Prishtinë, 5 tetor - Agjencia Kosovare e Privatizimit ka bërë të ditur se ka pranuar një Aktvendim të lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës me çka mundësohet përmbyllja e procesit të likuidimit për Kooperativën Bujqësore Xhafa, me seli në Ferizaj.
Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK) për aprovim të Raportit Përfundimtar dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për këtë KB.
Ndërsa Dhoma e Posaçme përmes Aktvendimit e ka aprovuar këtë Raport Përfundimtar dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për KB-në e lartcekur.