Devolli Corporation u shpall eksportuesi i vitit 2014
Prishtinë, 19 dhjetor - Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Devolli Corporation u shpall Eksportuesi i vitit 2014.
Devolli Corporation zotohet që edhe gjatë vitit 2015 do të zgjerohet me aktivitete dhe projekte të reja, duke kontribuar kështu në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.